Sezoni 2017/18 në Serie A ka filluar me shumë gola.
I pari në listën e golashënuesve është Paulo Dybala nga Juventusi me dhjetë gola.
Pas tij vjen Ciro Immobile me tetë gola nga Lazio, ndërsa pas italianit vijnë tre lojtarë me nga gjashtë gola.
Edin Dzeko nga Roma, Mauro Icardi nga Interi dhe Dries Mertens nga Napoli.
Argjentinasi me 10 golat e tij bëhet lojtari i parë në Serie A që arrin këtë shifër në gjashtë ndeshje gjatë shekullit XXI.
Vlen të theksohet se në Serie A prin Juventusi me 18 pikë, aq sa Napoli.
Në radhë vjen Interi me dy pikë më pak. /Telegrafi/