Telegrafi

Pesë gjigantët evropianë që mund të transferojnë Messin në këtë verë

Lionel Messi thuhet se do të largohet në këtë verë nga Barcelona, pasi nuk është i lumtur me bordin e klubit.

Yllin argjentinas është publikisht kundër presidentit Josep Maria Bartomeu, që bëri disa skandale në fillim të këtij viti.

Ai kishte punësuar një kompani për prishje të imazhit të lojtarëve e ish-lojtarëve, derisa kishte edhe një fjalose verbale me Eric Abidalin.

Sipas Marcas, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të kalojë te pesë skuadra evropiane.

Manchester City e ka rikthyer vëmendjen tek ai dhe Pep Guardiola mund të ribashkohet me 32-vjeçarin, pasi që të dy ishin bashkë në Camp Nou.

Interi ka kohë që po tenton të transferojë Messin, sidomos kur klubi drejtohej nga Massimo Morati, që kohëve të fundit ka shtuar edhe më tej zërat.

Në garë për të janë edhe klubet si Juventusi (nëse Guardiola zëvendëson Maurizio Sarri), Paris Saint-Germain dhe Interi Miami i David Beckhamit. /Telegrafi/