Telegrafi

Pesë gjërat kryesore nga rikthimi i Ligës së Kampionëve

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve fillon sot (17 shtator), ndërsa kampioni në fuqi Liverpoolli do të tentojë ta mbrojë titullin.

Më poshtë do t’i shikojmë pesë gjërat më të rëndësishme që do të zhvillohen në këtë edicion të garës më të madhe për klube në Evropë

Liverpool përballet me një kundërshtar të njohur

Kampioni evropian do të fillojë mbrojtjen e titullit sot në përballjen me kundërshtarin që e kishte në grup edhe në sezonin e kaluar, Napolin. Skuadra e Carlo Ancelottit ishte me The Reds në Grupin C në sezonin e kaluar, derisa të dyja klubet morën nga një fitore.

A mundet Tottenham Hotspuri ta bëjë të njëjtën gjë përsëri?

Skuadra nga Londra e befasoi të gjithë në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve, pasi e eliminoi Manchester Cityn dhe Ajaxin për të arritur në finalen e Madridit që e humbi nga Liverpooli.

Tottenhami do ta fillojë fushatën e tyre për titullin e kampionit në përballjen ndaj Olympiakosit në Greqi, e që shihen si favorit në letër.

Presioni evropian mbi Pep Guardiolan

Trajneri spanjoll ka arritur ta dominojë Ligën Premier, pasi e ka fituar dy herë radhazi, mirëpo në garën evropiane nuk po arrin të lë gjurmë, përkundër faktit se ka një skuadër tejet të fuqishme.

Guardiola do të jetë nën presion në këtë sezon nëse nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve, shakku që tashmë ka shpenzuar mbi 500 milionë euro në transferime te Citizens.

Debutimi i Lampardit

Frank Lampard e mori drejtimin e Chelseat në këtë verë, duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin. Legjenda e Bluve e fitoi Ligën e Kampionëve si lojtar në vitin 2012, gjersa tani do të tentojë ta fitojë edhe si trajner, por që do të jetë mjaftë e vështirë.

Chelsea do ta fillojë garën me përballjen ndaj Valencias në Stamford Bridge, mirëpo që do të jetë një takim aspak i lehtë për ta.

Neymari nuk starton për PSG-në

Neymari u rikthye në fundjavën e kaluar te Paris Sain-Germiani, shkaku që në këtë verë e dëshironte largimin nga ta dhe rikthimin në Spanjë, mirëpo që gjërat nuk i shkuan sipas planit të tij.

Braziliani do të mungojë në përballje me skuadrën që tentoi ta transferonte, Real Madridi, shkaku që i komentoi vendimet e gjyqtarit në eliminim nga Manchester United në sezonin e kaluar. /Telegrafi/