Site icon Telegrafi

Pesë futbollistët më të shtrenjtë afrikanë: Pepe i pari, mungojnë Salah dhe Mane

Afati kalimtar i këtij viti po konsiderohet si një ndër më të çmendurit në histori të futbollit, ku klubet nuk po kursejnë për tranferimin e lojtarëve.

Gjatë ditës së djeshme, Arsenali ka thyer rekordin e klubit duke e transferuar për 80 milionë euro sulmuesin e Lilles, Nicolas Pepe.

Ky i fundit njëkohësisht është bërë futbollisti më i shtrenjtë afrikan duke lënë pas Cedric Bakambun, i cili nga Villareali kaloi në radhët e klubit kinez Beijing Guoan për 71 milionë euro.

Mane e Salah

Në pozitën e tretë është Riyad Mahrez, i cili braktisi radhët e Leicester Cityt për t’u tranferuar te Manchester City që pagoi 64 milionë euro.

Pierre-Emerick Aubameyang i kushtoi 61 milionë euro Arsenalit kur e bleu nga Borrusia Dortmundi.

Top pesëshen e mbyll Liverpooli, e cila e tranferoi Naby Keitan për 57 milionë euro nga RB Leipzig.

Ndryshe, dy futbollistët më në formë afrikanë të Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Salah nuk janë në këtë listë. I pari u tranferua nga Roma për 42 milionë euro ndërsa i dyti për 37 milionë euro nga Southampton. /Telegrafi/

Exit mobile version