Site icon Telegrafi

Përveç golave të shënuar, statistikat tjera të këtij edicioni të Messit në La Liga – nuk do të ishin dominuese në Ligën Premier

Një tjetër sezon i La Ligas përfundoi dhe Lionel Messi ishte sërish ai që e dominoi kampionatin me statistika dhe me më së shumti gola të shënuar.

Barcelona e fitoi edhe një herë titullin e ligës së Spanjës, duke përfunduar 19 pikë mbi Real Madridin, që arriti ta zë vetëm vendin e tretë.

Lionel Messi shënoi dy gola në udhëtim te Eibari në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, duke e dërguar në 36 numrin total të golave të shënuar brenda këtij edicioni në kampionat.

Këta numra do të kalonin edhe golashënuesit e Ligës Premier, ndërsa rekordi atje është 32 gola të shënuar në një sezon që e mban Mohamed Salah, ndërsa Leo Messi do ta kishte thyer atë qysh prej kohësh.

Duke krahasuar statistikat tjera të argjentinasit me ato të këtij sezoni në Ligën Premier, ai nuk do të ishte dominues në të gjitha. Eden Hazard ka arritur t’i kompletojë 15 asistime në këtë sezon të ligës angleze, ndërsa Messi ka arritur t’i kompletojë dy më pak (13).

James Maddison ka krijuar 100 shanse për gol, ndërsa argjentinasi nuk ka arritur më shumë se 92 shanse të krijuara për gol.

Eden Hazard po ashtu ka krijuar më së shumti shanse për gol nga loja e hapur, në total prej 80 shanse, ndërsa Messi ka krijuar 78.

Ylli belg është lojtari që ka pësuar më së shumti ndërhyrje në top-ligat evropiane me gjithsej 42, ndërsa në argjentinasin është ndërhyrë vetëm 29 herë.

Lexo po ashtu Studimet tregojnë se cilët lojtarë janë më të përafërt me Messin në top pesë ligat evropiane

Këto statistika, nxisin sërish debatin e tifozëve se cili do të ishte suksesi i Messit në Ligën Premier, kampionat nga i cili në kë sezon dominohen garat evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version