Lionel Messi më në fund ka shfaqur mendimin e tij se përse vendosi t’i bashkohej Paris Saint-Germanit dhe duke përmendur se ishte një largim i vështirë nga Barcelona.
Ylli argjentinas mbajti konferencën e parë si lojtar i PSG-së, duke treguar për qëllimet që ka me skuadrën e tij të re.
Por, në përfundimin e konferencës, 34-vjeçari kishte një përqafim të ngrohtë me Nasser Al-Khelaifin, po ashtu edhe me drejtorin sportiv, Leonardon.
Një gjë e tillë nuk u pa edhe në ditën kur u largua nga Barcelona, pasi raportet e tij me Joan Laportan ishin ftohur tashmë.
Madje, tifozët e skuadrës katalunase e kanë kritikuar presidentin e klubit për largimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.
Natyrisht se ishte një ndarje pikëlluese mes përkrahësve të Blaugranasve dhe Messit, por që tashmë ka filluar një epokë e re për të dyja klubet.
Videon e parë mund ta shikoni KËTU
Videon e dytë mund ta shikoni KËTU /Telegrafi/