Fitorja e së shtunës 2-1 me Sporting Gijon-in e bëri Real Madrid-in skuadrën me më shumë fitore deri tani në pesë kampionatet kryesore të kontinentit.
Me vetëm një të tretën e ndeshjeve të luajtura në këtë sezon, djemtë e drejtuar prej Zinedine Zidane kanë siguruar 33 pikë nga 39 të mundshme, përkatësisht kanë dhjetë fitore dhe tre barazime.
Asnjë ekip tjetër në Ligën Premier, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1 nuk ka një përqindje fitoresh më të lartë se kampionët e Evropës (84,61%), të cilët nuk kanë pësuar humbje as në Ligën e Kampionëve apo Kupën e Mbretit.
Skuadra e dytë me përqindjen më të mirë të triumfeve është befasisht RB Leipzig, e cila aktualisht kryeson në kampionatin gjerman duke kaluar rivalë gjigantë si Bayern dhe Dortmund. Të porsangjiturit në Bundesligën II janë gjithashtu të pamposhtur deri tani dhe kanë fituar 83,33% të ndeshjeve.
Në Angli, Chelsea kryeson në tabelën e klasifikimit me 79,48% fitore në Ligën Premier (dy humbje, një barazim), teksa Juventus vijon të jetë “Zonja e vjetër” e pakonkurrueshme në Itali, edhe pse të dielën pësoi humbjen e saj të tretë (në Genoa).
Bardhezinjtë kanë fituar 11 nga 14 ndeshje me një përqindje suksesesh po aq sa Nice (kryesues) në Francë, 78,57%. /telesport/