Përmes fotografive – 21 momente të paharrueshme sportive të vitit 2021
Driton Gajraku
Gjithmonë ka ngritje dhe ulje në çdo vit sportiv, dhe 2021 nuk ka qenë edhe aq i mirë për disa nga sportistët.
Nga Chelsea që e fitoi Ligën e Kampionëve, tek Manchester City që triumfoi në Ligën Premier, futbolli ishte sërish në qendrë të vëmendjes, pasi tifozët më në fund u lejuan të ktheheshin brenda stadiumeve në të gjithë botën pas kufizimeve të COVID-19.
Kishte gjithashtu një frikë të madhe pas kolapsit të Christian Eriksen në fushë kur Danimarka luajti me Finlandën në Euro 2020. Fatmirësisht, mesfushori vazhdon të rikuperohet dhe shpreson të luajë përsëri.
Kishte histori të tjera të denja për skenarët e Hollivudit – adoleshentja britanike Emma Raducanu kalonte nëpër kualifikueset dhe fitoi US Open; Rachael Blackmore duke u bërë kalorësja e parë femër që fiton Grand National; Manovra e fundit e xhiros së Max Verstappen në Abu Dhabi për t’u bërë kampion bote në Formula 1.
Për të mos i harruar edhe Lojërat Olimpike të Tokios që sollën shumë emocione.
Një përzgjedhje e kujtimeve më të mira sportive të vitit 2021 mund të shihet në fotot e mëposhtme: