Telegrafi

Përmbysjet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve

Liverpooli ka bërë rikthimeve sensacionale, duke përfshirë edhe humbjen e ndeshjes së parë 3-0, ku The Reds ishte pothuajse i eliminuar nga Liga e Kampionëve, duke ditur edhe mungesat si Mohamed Salah e Roberto Firmino nuk do të luanin kundër Barcelonës.

Skuadra angleze e përmbysi rezultatin mbrëmë ndaj katalonasve, duke fitur 4-0 në Anfield Road.

Liverpool e siguroi finalen që do të mbahet në Madrid, por kjo përmbysje e rezultatit do të mbetet gjatë në memoriet e futbolldashësve.

Liverpool vs Barcelona (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Telegrafi ju sjell përmbysjet më të mëdha që kanë ndodhur në histori të Ligës së Kampionëve:

Ishte sezoni 2016/17 i Ligës së Kampionëve, atëherë kur PSG e kishte mposhtur Barcelonën në ndeshjen e parë të 1/16-së së finales me rezultat 4-0 në Parkun e Princave, por në Camp Nou, rezultati u përmbysë në 6-1.

Sezoni 2017/18 ishte sërish Barcelona ajo që ishte protagoniste, por tani duke u eliminuar nga Roma.

Skuadra italiane e kishte humbur ndeshjen e parë në Camp Nou me rezultat 4-1, ndërsa në ndeshjen e dytë në Olimpico kishte fituar 3-0 në çerekfinale të garës më të madhe për klube në kontinentin e vjetër në Evropë.

Milan është njëri ndër klubet më të trofeshme në kuadër të Ligës së Kampionëve, por edhe që ka pësuar eliminime të turpshme.

Ishte sezoni 2003/04 i Ligës së Kampionëve, atëherë kur rosonerët u përballën me Deportivo La Corunan në çerekfinale, ku ndeshja e parë ishte fituar nga Milani 4-1 ndaj Deprtivos, gjersa ndeshja e dytë në Spanjë kishte përfudnuar 4-0 për La Corunan.

Milan vs Deportivo La Coruna/ UEFA Champions League

Në këtë sezon të Ligës së Kampionëve nuk ishte vetëm Liverpooli që bëri përmbysje, pasi edhe Manchester United përmbysi PSG-në.

Ndeshja e parë në Old Trafford kishte përfunduar 0-2 për parisienët, gjersa ndeshjen e dytë ‘Djajtë e Kuq’ e fituan 1-3 në Parkun e Princave.

Këto janë vetëm disa rezultate, gjersa përmbysje kishte ndër vite në Ligën e Kampionëve:

1999/2000 në çerekfinale

Chelsea 3-1 Barcelona

Barcelona 5-1 Chelsea

2003/04 në çerekfinale

Real Madrid 4-2 Monaco

Monaco 3-1 Real Madrid

2011/12 në  1/16 e finales

Napoli 3-1 Chelsea

Chelsea 4-1 Napoli

2012/13 në 1/16

AC Milan 2-0 Barcelona

Barcelona 4-0 AC Milan

2013/14 në 1/16 e finales

Olympiacos 2-0 Manchester United

Manchester United 3-0 Olympiacos

2013/14 në çerekfinale

Paris Saint-Germain 3-1 Chelsea

Chelsea 2-0 Paris Saint-Germain

2014/15 në çerekfinale

Porto 3-1 Bayern Munich

Bayern Munich 6-1 Porto

2015/16 në çerekfinale

Wolfsburg 2-0 Real Madrid

Real Madrid 3-0 Wolfsburg

2018/19 në 1/16 e finales

Atletico Madrid 2-0 Juventus

Juventus 3-0 Atletico Madrid