Telegrafi

Përgjigja e Kiarës nëse do t’i ftojë në dasmë Arbërin dhe Zhaklinën pas sherrit me opinionistët

(Foto: Instagram/kiaratito)

Në një intervistë për Ronaldo Shkarkën në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kiara Tito ka treguar se si e mendon dasmën e saj me Luiz Ejllin.

Siç transmeton Top Channel, ajo shprehet se do një dasmë tradicionale në një ambient të madh që të zë sa më shumë njerëz.

E pyetur nëse do t’i ftonte dy opionionistët e Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari dhe Zhaklinë Lekatari, Kiara u shpreh se do t’i ftonte të gjithë.

Lexo po ashtu Luizi: Kur u martova me Kiarën, fitova Big Brotherin
(Foto: Instagram/kiaratito)

Ronaldo: Si e mendon dasmën tënde me Luizin?

Kiara: Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda.

Ronaldo: Me të gjithë këtë miqësi që keni krijuar, patjetër që po. Sa fëmijë mendon, me vullnetin e Zotit, ke qejf të bësh me Luizin?

Kiara: Unë kam qejf të kem dy fëmijë, ose tre, por sa të na japë Zoti, nuk është me plan kjo gjë.

Lexo po ashtu Pas mbrëmjes së tensionuar në BBVA, Kiara ka një mesazh thumbues për opinionistët dhe kritikuesit e saj

Ronaldo: A do e ftosh Zhaklinën dhe Arbërin në dasmë?

Kiara: Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë.


Lexo po ashtu Kiara flet pas propozimit për martesë që ia bëri Luizi: Familja ishin gëzuar shumë, e kishin pritur këtë ditë
(Foto: Instagram/kiaratito)