Një përfaqësues pretendon se mund ta shoh Milan Skriniari të shkojë në Real Madrid para Barcelonës dhe Manchester Cityt nëse ai largohet nga Interi.
Raportet në Spanjë sugjeruan gjatë fundjavës që Barcelona dhe Reali ishin të gatshëm për të bërë betejë për Skriniarin.
Sidoqoftë, Mithat Halis, i cili punon për Star & Friend, agjencia që përfaqëson mbrojtësin – beson se Los Blancos janë më afër me klientin e tij.
“Skriniar vlen 100 milionë euro”, ka thënë fillimisht Halis për gazetën AS.
“Real Madridi dhe Barcelona kanë garuar për transferimin e tij për dy vjet”.
“Tani për tani, Reali është më afër arritjes së një marrëveshje me Interin sepse ata duan dhe kanë nevojë për lojtar shumë më tepër se Barcelona”.
“Real Madridi duhet të kërkojë alternativa për Ramos dhe Varane, gjë që shpjegon qasjen e Madridit ndaj lojtarit të Interit”.
“Unë mund ta shoh Milan Skriniarin duke shkuar në Madrid”, përfundoi përfaqësuesi i sllovakut. /Telegrafi/