Santiago Solari pritet të largohet pas përfundimit të këtij sezoni dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë gati një listë me zëvendësuesit e mundshëm të tij.
Presidenti i Real Madrid, Perez ka filluar të hartojë një listë të shkurtër me emra të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Solarin në sezonin e ri.
Sipas gazetës AS, vetëm në rast se fiton trofeun e Ligës së Kampionëve, Solari do të mbetet në krye të ekipit sezonin e ardhshëm.
Në rast të dështimit, shkarkimi do të ishte i pashmangshëm, pavarësisht se ai nënshkroi një marrëveshje të re dyvjeçare në fillim të këtij viti.
Florentino ka bërë gati re emra të rëndësishëm në shqyrtim për ta pasuar trajnerin argjentinas.
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low dhe ai i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, mbeten ende në shqyrtim.
Edhe italiani i Juventusit, Massimiliano Allegri është gjithashtu emër interesant në listën e presidentit të Realit.
Pochettino mbetet ende favorit nga Florentino, pasi stili i lojës që praktikon i jep atij një avantazh ndaj kandidatëve rival. /Telegrafi/