Telegrafi

Perez dhe Ancelotti përplasen për nënshkrimin e Kane – Mbappe gjithashtu një faktor vendimtar

Pas vendimit të Karim Benzema për t’u larguar nga Real Madridi, fokusi tani është zhvendosur tek kush do ta zëvendësojë francezin si sulmues titullar në skuadrën e Carlo Ancelottit.

Disa emra janë lidhur me një kalim te Real Madrid, duke përfshirë Roberto Firmino dhe Joselu.

Megjithatë, Harry Kane duket të jetë një nënshkrim i favorizuar, me yllin anglez që ka të ngjarë të largohet nga Tottenham Hotspur këtë verë.

Lexo po ashtu Florentino Perez nuk do të nxitojë për ofertën drejt Harry Kane

Sipas mediumit Relevo, Ancelotti dëshiron që Real Madridi të nënshkruajë me Kane këtë verë, megjithëse Florentino Perez ka dyshime për një shpenzim mbi 100 milionë euro për 29-vjeçarin.

Arsyetimi i Perez për këtë është se ai dëshiron të nënshkruajë me Kylian Mbappe verën e ardhshme dhe sulmuesi i Paris Saint-Germain ka të ngjarë të jetë i disponueshëm falas.

Perez mendon se të shpenzosh kaq shumë për Kane nuk do të ishte e mençur, duke marrë parasysh rrethanat që rrethojnë një ardhje të mundshme për Mbappe, i cili ka të ngjarë të luante si sulmues në Real Madrid, me Vinicius Junior të gozhduar në krahun e majtë.

Lexo po ashtu Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

Nëse Perez nuk dëshiron të shpenzojë shumë për një sulmues këtë verë, lind pyetja se në cilin drejtim do të shkojë Real Madridi.

Ata mund të mos kenë një numër nëntë të nivelit të lartë sezonin e ardhshëm, gjë që mund të pengojë shanset e tyre për të qenë të suksesshëm në të gjitha garat. /Telegrafi/