Shumë artistë shqiptarë këto ditë janë përfshirë në frymën e zgjedhjeve elektorale të Shqipërisë, të cilat do të mbahen të dielën.
Shumë prej tyre kanë shprehur hapur mbështetjen për kandidatë të caktuar nga parti të ndryshme për komunat përkatëse.
Së fundmi, fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli i befasoi të gjithë kur doli publikisht në mbështetje të kandidatit socialist në Shkodër, Benet Beci.
Kjo pasi i njëjti kishte deklaruar gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri se është një përkrahës i Partisë Demokratike.
Por krejt ndryshe ka vepruar fituesi i Big Brother VIP Kosova, reperi Stresi, i cili njëherësh është demokrat i përbetuar.
Ai ka publikuar një fotografi të para shumë viteve në InstaStory, ku shihet ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, dhe Stresi si i vogël në përkrahje të tij.
“Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e thjeshtë të shitesh në ditët e sotit”, ka shkruar Stresi.
Tutje, ai publikoi një tjetër fotografi e cila nga fansat u pa si thumb i hapur për fituesin e BBVA.
“Nuk blihet një shkodran i ndershëm sot e 1000 vjet”, janë fjalët e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj. /Telegrafi/