Vedat Muriqi është duke shkëlqyer në këtë fillim sezon te Fenerbahces, por forma e tij e lartë nuk po ndalet as te Përfaqësuesja e Kosovës.
Në fundjavën e kaluar, sulmuesin shqiptar arriti t’i barazonte shifrat 1-1 ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Tek skuadra turke, Muriqi ka arritur të shënojë dy gola në tri xhirot e zhvilluar, derisa po vlerësohet lartë në Superligën e Turqisë.
E përditshmja turke Hurriyet raporton se forma e tij e lartë te të dyja skuadrat ka bërë që skuadrat e mëdha evropiane të interesohen për shërbimet e tij në afatin e janarit.
Totttenham, Fiorentina, Napoli dhe Lazio janë ekipet e interesuara sipas mediave turke, të cilat mund të sigurojnë shërbimet e yllit të Kosovës në të ardhmen.
Pa dyshim që Vedat Muriqi po kalon një formë jetësore, dhe një interesim i tillë nga ekipe të mëdha të Evropës nuk është çudi. /Telegrafi/