Një fluturake ruse pretendohet se tashmë është sekuestruar nga autoritetet britanike, shkruan Sky News.
Pas paralajmërimit të Sekretarit britanik të Transportit se sanksionet e këtij vendi përfshijnë sekuestrimin e fluturakeve ruse nëse shkelin hapësirën e tyre ajrore, Grant Shapps ka zbuluar se tashmë kanë sekuestruar një të tillë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër është bërë e ditur se kanë filluar hetimet, për të konstatuar se në pronësi të kujt është fluturakja ruse e sekuestruar.
E Shapps mbrëmë njoftoi se çdo fluturake ruse që shkelë hapësirën ajrore të Britanisë, do të sekuestrohet. /Telegrafi/