Telegrafi

Pas interesimit të Arsenalit, Van Dijk: Tierney mund të transferohet në Ligën Premier

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk thotë se mbrojtësi i krahut të majtë, Kieran Tierney, mund të lëvizë drejt Arsenalit.

Holandezi, i cili luajti me futbollistin në Celtic Park përpara se të bënte një kalim të suksesshëm përtej kufirit në vitin 2015, beson se ish-shoku i skuadrës ka aftësitë të luajë në Ligën Premier.

“Nuk është një hap i thjeshtë për tu bërë dhe duhet të luash mirë për ta bërë atë. Por ai ka cilësitë”, tha reprezentuesi holandez.

“Kieran debutoi kundër Dundee kur isha në Celtic. Unë realizova gol nga gjuajtja e lirë gjersa ai na ndihmoi të fitonim takimin”, pohoi më tutje shtatgjati i The Reds.

Theksojmë se paraqitjet e mira të 28-vjeçarit për Liverpoolin kanë bërë që futbollisti të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të kaluar.

Ndryshe, Arsenali është duke u munduar që të përforcojë radhët e veta duke sjell lojtar të ri në ekip. /Telegrafi/