Telegrafi

Paredes kërkon largimin nga PSG, e ardhmja e tij mes Italisë dhe Anglisë

Leandro Paredes. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Leandro Paredes ende nuk i ka mbushur gjashtë muaj që iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës paguan 40 milionë euro te Zeniti për transferimin e lojtarit, që nuk ka mundur dot të ambientohet në kryeqytetin francez.

Kësisoj argjentinasit ka kërkuar largimin nga kampionët e ri të Francës qysh në afatin kalimtar të verës.

Mediat franceze kanë raportuar se Paredes po kërkon një skuadër ku mund të ndihet lider pasi te PSG nuk po ndihet i rëndësishëm.

Leandro Paredes. (Photo by Amilcar Orfali/Getty Images)

E ardhmja e reprezentuesit të Argjentinës pritet të jetë në kampionatin anglez apo atë italian.

Liverpool, Chelsea dhe Arsenal janë tri skuadrat që kanë shprehur interesim për Paredesin.

Por lojtari mund të rikthehet edhe në Serie A, pasi është Juventusi që prej kohësh e monitoron atë.

Gjithsesi PSG është gati ta lë të lirë me 45 milionë euro 24-vjeçarin. /Telegrafi/