Site icon Telegrafi

Parashikimi i dhjetë gjërave që do mund të kishin ndodhur nëse sezoni nuk do të ndalej

Sezoni 2019/20 nuk do të harrohet asnjëherë, madje do të mbetet në histori të futbollit për shumë dekada e ndoshta edhe shekuj.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, sporti më i shikuar në botë asnjëherë nuk është ndalur, deri në këtë vit kur shpërtheu coronavirusi.

Nga mesi i muajit mars, asnjë nga top pesë ligat evropiane nuk ka zhvilluar ndeshjet, derisa Ligue 1 dhe Eredivisie e kanë përjashtuar komplet sezonin.

Më poshtë keni dhjetë gjërat që do të mund të ndodhnin në se ky edicion nuk do të ndalej, të renditura nga GivemeSport:

1) Liverpooli do të shpallej kampion

The Reds duhet të fitojnë vetëm edhe dy ndeshje për t’u shpallur kampion, pasi janë 25 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt.

2) Real Madridi do të kalonte Barcelonën

Los Blancos janë vetëm dy pikë mbrapa Blaugranasëve, që kanë kaluar nëpër një sezon jo stabil dhe madrilenët parashikohet se do të parakalonin ata dhe të shpalleshin kampion.

3) Cristiano Ronaldo nuk do të ndalej me gola dhe Juventusi do të shpallej kampion

Portugezi ishte duke kaluar nëpër një formë të mirë në këtë edicion, e së bashku me Ciro Immoblien ishin duke shpërthyer, derisa Lazio i bënte konkurrencë për titull.

4) Jose Mourinho rrugës për t’u shkarkuar nga Tottenham Hotspuri

Spurs kishin gjashtë ndeshje pa fitore dhe thuhet se coronavirusi e shpëtoi Special One nga shkarkimi, derisa ishin eliminuar nga Norëichi  nga FA Cup.

5) Manchester City të arrinte gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Citizens kanë mposhtur Real Madridin 2-1 në Snatiago Bernabeu në 1/8 e finales, derisa parashikohej se ato do të eliminon Los Blancos në ndeshjen kthyese.

6) West Ham do të binte në Championship

Nuk është për t’u befasuar se përse zëvendëspresidenti i ‘Çekanëve’ Karren Brady po kërkon që të anulohet ky edicion, pasi West Hamin i pret një kalendar i ngjeshur dhe mund të bin nga liga.

7) Manchester United do të përfundonte në top katërshe

Djajtë e Kuq ishin këndellur në këtë fillim vit, derisa Chelsea kishte pësuar rënie në formë dhe parashihej se Unitedi do të futej në top katërshe.

8) Wolverhampton Wanderers do të kalonte në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

‘Ujqit’ kanë treguar se mund të shkojnë shumë larg në garën e dytë më të rëndësishme në Evropë, derisa do të kalonin deri në gjysmëfinale.

9) Virgil van Dijk do të shpallej lojtari i vitit në Ligën Premier

Mbrojtësi holandez ka arritur të ndryshojë lojën e Liverpoolit madhe në këtë sezon ka shpërthyer, duke afruar The Reds afër titullit të ligës e që parashihej se do të shpallej lojtar i vitit.

10) Robert Lewandowski do të fitonte Këpucën e Artë

Immobile është duke prirë me gola në Evropë, mirëpo sulmuesi polak është vetëm dy gola larg dhe do të parakalonte italianin që ka aktualisht 27 gola. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version