Telegrafi

Gjeste zemërimi, bërtitje, moskontroll emocionesh – pamjet që tregojnë shpërthimin e Allegrit pas rastit të humbur nga Di Maria në ndeshjen kundër Lazios

(Foto: Screenshot/Twitter/Getty)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk e ka përmbajtur veten gjatë një rasti të humbur nga Angel Di Maria në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Lazios në javën e kaluar.

Të enjten, Zonja e Vjetër triumfoi me një gol epërsi ndaj Biancocelestëve në çerekfinale për të siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Coppa Italia, ku do të luajë ndaj rivalit të përbetuar Inter.

Ishte një përballje e ngushtë, të cilët Bianconerët e fituan falë një goli nga Gleison Bremer në pjesën e parë, ndërsa Allegri ishte nën presion gjatë gjithë kohës.

Në minutën e 78-të, trajneri e inkuadroi në lojë kampionin e botës, Di Maria, për ta vulosur fitoren në Allianz Arena.

Lexo po ashtu E ardhmja e Di Marias në Juventus vihet në dyshim

Ndërsa në çastet e fundit të sfidës, teksa argjentinasi e kishte topin në këmbë, pati një sërë opsionesh – të pasonte te Moise Kean ose të godiste vet, por ai zgjodhi të bënte një pasim të lehtë që u bllokua me lehtësi.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Ky rast i humbur nxiti reagimin e Allegrit, i cili shpërtheu duke mos i kontrolluar emocionet teksa bënte gjeste nervozizmi dhe bërtiste nga zemërimi. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter)