Telegrafi

Pamje nga arritja e ekipit olimpik të xhudos në Japoni

(Foto: Facebook/KOK)

Ekipi olimpik i xhudos ka aterruar në aeroportin e Tokios, ku është pritur nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.

Ekipi iu nënshtrua testit për COVID-19, me ç’rast të gjithë rezultuan negativë, siç kishin rezultuar negativë edhe në dy testet e bëra para nisjes nga Prishtina.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos, të cilëve iu uroi fat dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos.

Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik të sportistëve në Tokio.

Lexo po ashtu Orari i garave të sportistëve të Kosovës në ‘Tokio 2020’

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka – përbëjnë ekipin e Kosovës në xhudo të udhëhequr nga trajneri i sukseseve, Driton Kuka.