Telegrafi

“Pa ty” – Luiz Ejlli publikon kolonën zanore të filmit “Në kuadër të dashurisë”

Luiz Ejlli u bë një nga personazhet më të komentuara në showbizz-in shqiptar që kur mori pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Artisti nga Shkodra rrëmbeu zemrën e publikut përgjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme duke u kurorëzuar në fund me çmimin e fituesit.

Pas daljes nga BBVA, karriera e tij në muzikë lulëzoi duke lansuar disa projekte që rezultuan hite dhe ai ishte ndër këngëtarët më të angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore.

Përveç kësaj, Luizi gjithashtu u bë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku ai është protagonistë bashkë me ‘rivalen’ e tij në BBVA, Olta Gixhari.

Teksa filmi i ri pritet të publikohet në kinema nga 9 tetori, tashmë Luizi ka lansuar kolonën zanore që mban titullin “Për ty”.

Lexo po ashtu Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

“Më keni pyetur vazhdimisht për filmin dhe ju e dini që unë gjërat e bukura mezi pres t’ua tregoj i pari dhe sot po ndaj një copëz nga filmi “Në Kuadër të Dashurisë”. Kaq kisha në dorë, sepse filmin për herë të parë do e shoh bashkë me ju në 9 Tetor”, ka shkruar Ejlli në njoftimin për lansimin e këngës.

Ndërkohë, projekti është publikuar tashmë në kanalin zyrtar të Luizit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij. /Telegrafi/