Site icon Telegrafi

Ozil mban ‘takim të fshehtë’, afër marrëveshja me Fenerbahcen

I padëshiruari i Arsenalit, Mesut Ozil thuhet se është afër të mbyll një lëvizje te klubi i madh turk, Fenerbahce.

Mesfushori kreativ nuk ka luajtur që nga marsi pasi Mikel Arteta vendosi ta linte atë jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjet e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës.

Topçinjtë kanë qenë të dëshpëruar të heqin ‘qafe’ pagën e tij prej 350 mijë funte në javë dhe një lëvizje më në fund mund të jetë në letra.

Lexo po ashtu Ozil e pranon që Wenger i mungon shumë te Arsenali

Sipas gazetës Bild, Ozil është afër të mbyll një transferim në Fenerbahce pasi mbajti një takim të fshehtë me drejtuesit e klubit në Londër.

32-vjeçari me prejardhje turke zhvilloi bisedime me drejtuesit e Fenerbahces në Londër dhe thuhet se takimi ishte mjaft i frytshëm.

Një lëvizje do të ishte e mundur vetëm në verë dhe jo në janar, ndërsa mesfushori do të merrte një ulje page prej 200 mijë funtesh në javë për të nënshkruar me ekipin turk. /Telegrafi/

Exit mobile version