Site icon Telegrafi

Osmani: Për formimin e qeverisë nevojitet 61 deputetë, plus shumica e Badenterit

Nuk ka qeveri, pa shumicën e dyfishtë. 61, plus shumica e Badenterit. Këto janë kushte sipas Marrëveshjes së Ohrit, pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, këtë e tha sot mes Bujar Osmani nga Fronti Europian. Ndaj këtij qëndrimi kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN, duke thënë se pas zgjedhjeve të 8 majit ata do të sigurojnë shumicën e Badenterit.

Osmani tha se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë dhe si rrjedhojë, mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit.

“Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo mos të kenë ftesë. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit. Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë qeveri”, theksoi Osmani.

Ndaj pohimeve të Osmanit ka reaguar koalicioni VLEN, nga ku thonë se pas 8 majit do të ketë edhe Qeveri me VLEN si përfaqësues politik i vetëm i shqiptarëve, do të ketë edhe një shumicë të Badinterit, me çka do të jetë e siguruar baza e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin./Telegrafi/

Exit mobile version