Telegrafi

Osmani pas arritjes së marrëveshjes me LVV-në: Bashkimi jonë shkon përtej listës, do të fitojmë zgjedhjet

Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja që ka arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për të garuar së bashku në zgjedhje, përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Osmani para mediave ka thënë se do të garojnë se bashku për zgjedhje për të ndryshuar mendësinë e gabuar, me të cilën është udhëhequr vendi, transmeton Telegrafi.

“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve tanë. Sot ju njoftojmë për bashkimin tonë, që shkon përtej listës. Për dy dekada vendi ynë është udhëhequr nga një mendësi e gabuar, për ta ndryshuar këtë ne garojmë se bashku me listën e cila do të flasë siç flisni ju, dhe siç guxoni ju. Sot edhe për 4 vite, ne jemi të vendosur të luftojmë kundër krimit”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se kjo e ardhme është e mundur me arritjen e partneriteti me LVV-në ku Albin Kurti do të jetë kryeministër. /Telegrafi/