Site icon Telegrafi

Oscar do të shfrytëzohet për transferimet e Chelseat

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, shpreson ta shfrytëzojë Oscarin në afatin kalimtar veror.

Mesfushori nuk është në planet afatgjate të klubit që dëshiron ta ristrukturojë skuadrën nën drejtimin e trajnerit të ri, i cili thuhet të jetë Antonio Conte.

Braziliani ka kaluar katër sezone në Stamford Bridge dhe forma e tij ka pasur lëvizje.

Juventusi, Napoli dhe Milani janë klubet e interesuara për shërbimet e tij, ndërsa Blutë mund ta shesin ndaras apo ta përfshijnë në ndonjë marrëveshje.

Paul Pogba (Juventus) dhe Gonzalo Higuain (Napoli) janë ndër lojtarët që dëshiron t’i transferojë Chelsea, prandaj Oscar mund të përfshihet në marrëveshjet për transferimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version