Divock Origi do t’i jap fund aventurës me Liverpoolin pas gjashtë viteve të kaluara në Anfield.
Sulmuesi belg iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2014 nga Lille, por ishte dy herë i huazuar, një herë tek ish-skuadra e tij franceze dhe një herë tjetër tek Wolfsburg në Bundesliga.
Megjithatë e ardhmja e tij në Anfield duket e pamundur, pasi trajneri Jurgen Klopp nuk është duke llogaritur në shërbimet e tij.
Mediat angleze kanë raportuar se Origi në janar do të largohet nga Anfield me Liverpoolin që i ka caktuar tanimë edhe çmimin e largimit.
Shumë skuadra janë vënë pas sulmuesit belg me Brighton, Newcastle United e Wolverhampton Wanderers që e duan në Ligën Premier.
Fiorentina ka shprehur interesim për transferimin e tij në Serie A, teksa edhe Monaco e do në Francë dhe dy skuadrat gjermane Schalke 04 dhe Hoffenheim.
Largimi i tij nga Anfield duket i sigurt, ndërsa Liverpool shpreson që të fitojë mbi 15 milionë euro nga shitja e tij.
25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat, kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. /Telegrafi/