Goal.com intervistoi së fundmi ish-sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.
Ata bënë një bisedë interesante, ndërsa i kërkuar që të ndërtonte futbollistin e tij ideal duke zgjedhur pjesë të ndryshme nga lojtarë të ndryshëm.
Sulmuesi belg bëri një përzgjedhje që po cilësohet si një lojtar që do të ishte i kompletuar në të gjitha format.
“Këmba e majtë? (Lionel) Messi,
Këmba e djathtë? Cristiano (Ronaldo),
Shpejtësia? (Kylian) Mbappe,
Forca? (Virgil) Van Dijk,
Aftësitë? Neymar ,
Inteligjenca? (Kevin) De Bruyne”.
Origi aktualisht po luan për Nottingham Forest, i huazuar nga Milani. Në përgjithësi, ai ka regjistruar 66 gola dhe 27 asistime në 345 ndeshje në karrierën e tij të klubit. /Telegrafi/