Site icon Telegrafi

Orban: Rusia nuk mund të mposhtet me strategjinë – ukrainasit të luftojnë dhe të vdesin, ne të japim para

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën në Ukrainë deri më tani dhe se gjëja më e rëndësishme është ndalimi i gjakderdhjes.

Sipas tij, kjo nuk mund të fillojë me krijimin e një plani paqësor, siç e propozon komuniteti liberal, por me armëpushim, pas së cilës duhet të kalojmë në negociata për paqen.

Lexo po ashtu Kryeministri hungarez me deklaratë skandaloze, vë në pikëpyetje ekzistencën e Ukrainës

Duke folur në festivalin vjetor politik “Transit” në Tihany në bregun e liqenit Balaton, Orban tha se lufta duhej të lokalizohej, në vend që të “globalizohej”, por vetëm Hungaria e mbrojti atë pozicion.

Strategjia perëndimore e inkurajimit të ukrainasve që të luftojnë dhe të japin jetën e tyre “ndërsa ne ofrojmë para, informacion dhe armë” nuk funksionon, tha lideri ukrainas.

Ai shtoi se kjo strategji nuk mjafton për të mposhtur Rusinë, por edhe se nuk ka strategji të re, raporton 24.hu.

Lexo po ashtu Hungarezët zemërojnë përsëri ukrainasit, qeveria publikoi një video në të cilën Krimea shfaqej si pjesë e Rusisë

Hungaria ka paguar një çmim të madh për “defektet në planifikim dhe strategji”, tha Orban.

Ndryshe, qeveria hungareze beson se është e nevojshme t’i jepet fund ‘operacioneve ushtarake’ sa më shpejt të jetë e mundur dhe më pas të vazhdohet me zhvillimin e një plani paqeje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version