Site icon Telegrafi

Orban pas vizitës në Moskë i shkruan letër zyrtarëve evropianë sikur të ishte zëdhënës i Putinit

Kryeministri hungarez, Viktor Orban i dërgoi një letër Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe ky tekst shumë shpejt doli në publik. Pretendimet e bëra në letër janë pothuajse identike me ato të bëra nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Sipas përmbajtjes së letrës së publikuar nga revista Politico, Orban tha që në fillim se “Ukraina po humb kohë, e cila po i shkon për shtati Rusisë”.

Lexo po ashtu Zelensky thotë se Orban nuk mund të jetë ndërmjetës në luftën në Ukrainë

Përveç kësaj, ai tha se “Ukraina po humbet 40-50 mijë trupa në muaj” pa iu referuar humbjeve ruse dhe se Rusia dëshiron një armëpushim, por që “nuk përfshin riorganizimin e fshehur dhe zhvendosjen e ushtarëve ukrainas”, pa shpjeguar se çfarë diktatori rus dëshironte të thoshte me këtë.

Në fund të letrës ai deklaroi se do të “vazhdojë diskutimet” gjatë javës së ardhshme, duke treguar se do të vazhdojë komunikimin me Putinin.

Vlen të theksohet se Orban nuk ka thënë në letër se Ukraina po përballet me agresionin e hapur rus.

Lexo po ashtu Orban i bindur se Putini nuk do të sulmojë ndonjë vend të NATO-s, jep shpjegimin e tij

Në Bruksel, në ditët në vijim, Orban pritet të informojë përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për “misionin e paqes”, siç i quajti vizitat e tij në Kiev, Moskë dhe Pekin.

Zyrtarët evropianë deklaruan se letra e Orbanit është e padobishme, madje disa me shaka thanë se kryeministri hungarez këtë herë luajti rolin e zëdhënësit të Kremlinit. /Telegrafi/

Exit mobile version