Andre Onana ishte bashkuar me Ajaxin në verën e vitit 2015, pasi nuk po gjente hapësira tek Barcelona.
Portieri kamerunas që nga ajo kohë ka bërë rritje nga sezoni në sezon dhe sot vlerësohet si njëri nga portierët më të mirë në qarkullim.
Kamerunasi tani është i hapur për një largim nga Ajaxi dhe kjo gjë ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane.
Barcelona, Roma, Paris Saint Germain, Chelsea e Bayern Munich janë skuadrat e interesuara për numrin një të gjigantit holandez.
24-vjeçari vlerësohet rreth 45 milionë euro nga Ajaxi, para që nuk janë problem për skuadrat e lartpërmendura.
Chelsea mbetet skuadra më e interesuar, por londinezët kanë në listë edhe portierë të tjerë si Marc-Andre Ter Stegen apo Manuel Neuer, ndërsa Frank Lampard hapur ka shprehur simpatinë e tij për kamerunasin.
Gjithsesi Barcelona mbetet skuadra e preferuar për Onanan, pasi kishte kaluar pesë vite në akademinë e klubit katalunas. /Telegrafi/