Telegrafi

Olta Gixhari shfaqet sërish në shoqëri të partnerit

(Foto: Instagram/oltagixhari)

Olta Gixhari ka qenë ndër banoret më të përfolura të edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’.

Jo rrallëherë i përfolur ka qenë edhe partneri i saj, të cilin në të kaluarën, aktorja e ka mbajtur larg syrit të publikut.

Lexo po ashtu Dalja e parë publike e Oltës me partnerin – takohen edhe me Luizin

Mirëpo, pas finales së spektaklit televiziv, të cilin e fitoi Luiz Ejlli, ajo është paraqitur në pasndejë duke mbajtur për dore Dorin.

Po ashtu, tashmë është shpërndarë një tjetër video në rrjetet sociale, në të cilën Olta shihet në veturë me partnerin e saj.

Lexo po ashtu Olta Gixhari vendos të largohet nga Big Brother VIP Albania

Kujtojmë që aktorja u tërhoq nga ‘Big Brother VIP Albania 2’ rreth një muaj pa përfunduar spektakli real televiziv. /Telegrafi/