Telegrafi

Olta Gixhari për Luiz Ejllin: E dua shumë po nuk e pranoj nga inati

Aktorja shqiptare u largua me dëshirë nga shtëpia për shkak të mallit ndaj djalit, gjersa qëndroi plot 100 ditë brenda.

Ajo ndërkohë u cilësua një lojtare shumë e fortë si dhe një rivale e finalistit Luiz Ejlli.

Me këtë të fundit kanë qenë gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes si dy më të komentuarit në këtë reality show.

Foto: Instagram

E njëjta u ka dhënë hapësirë ndjekësve të pyesin më shumë rreth opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Lexo po ashtu Efi Dhedhes thotë se pas Big Brotherit nuk do të ketë asnjë lloj marrëdhënie me Olta Gixharin

Një nga mesazhet iu bë në lidhje me Luizin, për atë se sa shumë e ka përmendur gjatë kësaj kohe.

“A e ke parë sa të ka përmendur Luizi dje. Oltën e dua fort ka thënë”, ka qenë mesazhi.

“Edhe unë e dua fort po se pranoj nga inati”, theksoi ajo.

Finalja e madhe e BBVA theksojmë se do të zhvillohet më 6 maj (e shtunë). /Telegrafi/