Telegrafi

Olta Gixhari: Nuk krahasohem me Kiarën, asaj të gjithë rrugën ia ka ndërtuar Luizi

Sonte (e martë) do të mbahet spektakli i radhës i Big Brother VIP Albania ku priten edhe shumë ngjarje dhe momente interesante.

Ajo që po pritet me kureshtje të madhe është edhe persona që do të dalin në nominim përball njëri-tjetrit.

Kutia e Pendores të shtunën që lamë pas iu dha këngëtares nga Kosova, Nita Latfi e cila zgjodhi që njëri prej dy çifteve të shkonte në nominim Qetsori përball Kristi ose Olta përball Kiarës.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Cilido prej këtyre dy çifte që zgjidhet më pak i preferuari nga publiku do të nominohen dhe njëri prej tyre do të eliminohet nga shtëpia e famshme.

Teksa nuk dihet akoma se cilët nga katër banorët e lartpërmendur do të shkojnë në nominim, Olta ka vazhduar të theksojnë që mund të jena ajo dhe Kiara.

Lexo po ashtu Kiara bën vallëzim sensual për Luizin në suitë: A jam seksi?

Por, ndonëse kjo gjë mund të ndodhë, aktorja kam insistuar se nuk e sheh vetën të rrezikuar pasi sipas saj ajo ka lojë të fortë për dallim prej Kiarës që ka qenë çdo herë nën hijen e Luizit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Nuk e shoh vetën aq shumë të rrezikuar sepse jam përball Kiarës që gjithë lojën e vetë e ka nën hijen e Luizit, unë jam vetëm, i kam bërë ballë çdo gjë vetëm dhe tani të diskutohet loja ime përball Kiarës që gjithë rrugën ia ka ndërtuar Luizi deri këtu, unë jam lojtare këtu, po lë gjithë energjinë time, po lë shpirtin tim këtu”, ka thënë Olta në një diskutim me Qetsorin.

Mbetet të shihet si do të rrjedhin situata gjatë mbrëmjes së spektaklit, ndërkohë kujtojmë që banori i fundit që u largua nga BBVA ishte Armaldo Kllogjeri. /Telegrafi/