Kampioni i ri i Italisë, Juventus nuk po ngopet duke transferuar super yje nga rivalët e Serie A.
Pasi i ka rrëmbyer Romës mesfushorin Miralem Pjanic dhe Napolit golashënuesin Gonzalo Higuain, Juventus ka gati një tjetër goditje të madhe.
Fiorentina pritet të jetë viktima e radhës e Juventusit që po tenton me çdo kusht t’ia rrëmbejë yllin kryesor.
Fjala është për super talentin italian, Federico Bernardeschi i cili ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ ka ofruar 40 milionë euro për transferimin e Bernardeschit në ‘Juventus Stadium’.
Por kjo ofertë nuk e ka kënaqur Fiorentinën pasi klubi vjollcë kërkon së paku 50 milionë euro për ta lënë të lirë xhevahirin e tyre.
Bernardeschi ka konfirmuar javë më parë se dëshiron të largohet nga Fiorentina, ndërsa për të interesim kanë shprehur edhe Roma, Napoli, Inter dhe Milan. /Telegrafi/