Arsenali nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.
Por duket se kjo gjë nuk do ta pengojë trajnerin Arsene Wenger të shpenzojë në verë.
Mediat angleze kanë raportuar se Arsenal është i gatshëm ta bëjë transferimin më të bujshëm në këtë verë.
‘Topçinjtë’ kanë ofruar zyrtarisht plot 100 milionë euro te Monaco për ta rrëmbyer talentin e jashtëzakonshëm francez, Kylian Mbappe.
18-vjeçari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Monacon duke shënuar dhe asistuar thuajse në çdo ndeshje.
Në 44 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Mbappe ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.
Paraqitjet e mira kanë bërë që talentin francez të marrë edhe ftesën nga Kombëtarja e Francës.
Gjithsesi ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga klubi francez nëse do ta pranojë ofertën e Arsenalit ose jo.
Për Mbappen në garë mbeten edhe skuadra tjera të mëdha si Bayern Munich, Chelsea, Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona. /Telegrafi/