Arsenali është i interesuar për transferimin e Kai Havertz nga Chelsea dhe tashmë e ka bërë ofertën e parë.
Topçinjtë janë përfshirë në garë për shërbimet e mesfushorit ofensiv – bën të ditur The Guardian.
Në ndërkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Real Madridi e ka zbehur interesimin për nënshkrimin e tij.
Blutë shpresojnë ta shesin gjermanin për afro 70 milionë funte (82 milionë euro) për të përfituar në krahasim me blerjen e tij prej 62.5 milionë funtesh (73 milionë euro) në vitin 2020.
The Athletic raporton se Arsenali tashmë e ka bërë ofertën e parë për Havertz dhe janë duke u përpjekur që të arrijnë marrëveshje.
Klubi nga Emirates ka zhvilluar bisedime edhe me përfaqësuesit e lojtarit edhe me klubin rival. /Telegrafi/