Interi e ka përmirësuar ofertën për Antonio Rudiger, pasi ka arritur marrëveshje me lojtarin, mirëpo shuma e ofruar nuk është e përafërt me kërkesën e Romës.
Kalimi i Luciano Spallettit në Giuseppe Meazza e bën të qartë se disa lojtarë mund ta shoqërojnë atje, ndërsa njëri prej tyre është qendërmbrojtësi gjerman.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Rudiger është shënjestra kryesore, ndërsa ai kërkohet edhe nga Arsenali dhe Chelsea.
Nerazzurrët fillimisht ofruan 20 milionë euro që u refuzuan menjëherë, ndërsa oferta e fundit është 28 milionë euro në total (25 milionë plus tre milionë euro në formë bonusesh).
Megjithatë, Roma ka caktuar çmimin prej 40 milionë eurosh për 24-vjeçarin dhe nuk e ka në plan të tërhiqet.
Rudiger është transferuar në Olimpico nga Stuttgarti për 13 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2020. /Telegrafi/