Telegrafi

Nuk u përshtat në Angli, Koulibaly drejt rikthimit në Serie A

Kalidou Koulibaly pritet të rikthehet në Serie A vetëm pas një viti qëndrim në Londër si futbollist i Chelseat.

Qendërmbrojtësi senegalez iu bashkua skuadrës londineze me shumë bujë në verën e vitit të kaluar, por ai nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe ka kërkuar largimin.

Dëshira e senegalezit është të rikthehet sërish në Itali, ku tanimë dy skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për të.

Lexo po ashtu Juventusi synon ta rikthejë Koulibalyn në Itali, por problemi qëndron te paga e lartë e tij

Juventus dhe Inter kanë kontaktuar agjentët e lojtarit duke u interesuar për transferimin e tij, qoftë edhe në formë huazimi.

31-vjeçari i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të tij për të biseduar me drejtuesit e Interit dhe Juventusit, teksa edhe Chelsea është pajtuar me largimin e tij.

Lexo po ashtu Koulibaly flet për shokët e skuadrës dhe cilësitë e tyre: Nga Silva te Kovacic e James

Megjithatë londinezët synojnë që ta shesin menjëherë, por do të pranonin edhe ta huazonin me detyrim blerje Koulibalyn.

31-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Chelseat, ku ka realizuar edhe dy gola dhe ka një asistim. /Telegrafi/