Telegrafi

Nuk ndalojnë lajmet e hidhura për Samuel Eto’o-n: Dënohet me 22 muaj burgim me kusht për shkak të evazionit fiskal

Duket se nuk ka qetësi për Samuel Eto’o-n, pasi nga një akuzë, po përballet me një tjetër.

Sulmuesi kamerunas fillimisht kishte probleme me ish të dashurën e tij, pasi nuk dëshironte të pranonte vajzën që e kishte me të, ndërsa tani është shpallur fajtor për evazion fiskal, raporton BBC.

Legjenda e futbollit të Kamerunit, Samuel Eto’o, është deklaruar fajtor për evazion fiskal në vlerë 3.2 milionë funte gjatë periudhës sa ishte në Spanjë.

Lexo po ashtu Del në pah ana e errët e Samuel Eto'o-s me fëmijët e tij

Ai akuzohet se ka bërë evazion fiskal në lidhje me të drejtat e imazhit të tij derisa ishte pjesë e Barcelonës.

Ai duhet të paguajë paratë që i ka borxh, si dhe një gjobë prej 1.55 milionë funte.

Lexo po ashtu Refuzoi ta pranonte si vajzën e tij, Eto'o humbet gjyqin

Prokurorët e kanë akuzuar Eto’on se nuk i ka deklaruar të hyrat nga të drejtat e imazhit mes viteve 2006 dhe 2009.

Eto’o që katër herë është shpallur futbollisti më i mirë i Afrikës, është dënuar të hënën nga gjykata e Spanjës me 22 muaj burgim me kusht.

Eto’o është aktualisht president i Federatës së Futbollit të Kamerunit. /Telegrafi/