Liverpooli nuk po përmbahet në tregun e transferimeve, edhe pse zyrtarisht lëvizjet e futbollistëve mund të ndodhin vetëm në janar.
Pasi siguroi shërbimet e mbrojtësit holandez, Virgil Van Dijk, për shumë rekord për një mbrojtës (84.5 milionë euro), Reds janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me mesfushorin e Schalkes dhe të kombëtares Gjermane, Leon Goretzka.
Transferimi i 23-vjeçarit, që kërkohet nga gjysma e Evropës, do të ndodhë me parametër zero në fund të sezonit. Bashkë me Naby Keita, do të formojë dyshen e ëndrrave në mesfushën e Liverpoolit, për të harruar sa më parë Emre Can, që gjithashtu do të largohet me parametër zero nga “Anfield”, për t’iu bashkuar Juventusit në Serinë A.
Rol të rëndësishëm në bisedimet mes Liverpoolit dhe Goretzkas po luan trajaneri Jurgen Klopp, që i siguron talentit gjerman vendin e sigurt në formacion.
Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Zonja e Vjetër, e cila ka ofruar edhe Marko Pjacan. /SS/