Telegrafi

“Nuk ke asnjë element si nënë”, vazhdon përplasja mes Kristit dhe Oltës në spektakël

Olta Gixhari dhe Kristi Aliaj kanë pasur një debat të ashpër me njëri-tjetrin që pas mbarimit të spektaklit të kaluar.

Çështja kishte të bënte me banorin/en që do ta fitonte këtë edicion të Big Brother VIP Albania, gjersa Kristi zgjodhi Jorin.

Me këtë rast, konkurrenti iu drejtua Oltës se nuk ka shfaqur brenda asnjë element si nënë dhe se ka përcjellë deri më tani vetëm negativitet.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo bisedë ka vazhduar edhe në spektaklin e natës së sotme, ku aktorja u prek për mënyrën se si iu drejtua dhe se në këtë mes futi edhe epitetin si nënë.

Lexo po ashtu Dërgon mesazhe që të eliminohet Armaldo nga BBVA, Sabiani tregon përkrahjen për Kristin: Mos dil dhe lufto për atë që do

Kristi shtoi se nuk donte të iu drejtohej në atë mënyrë dhe se e tha vetëm për lojë, e që nuk kishte të bënte me atë se si ishte jashtë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Olta ka treguar forcën e vet, si lojtare brenda shtëpisë. Unë thjesht dua të shikoj Oltën nëpër pozita të tjera. Të mbaj një lloj balans në shtëpi. Të krijoj harmoni. Vetëm ka përçarë. Olta anën negative e ka shitur këtu si forcë”, u shpreh ai.

Olta nga ana tjetër theksoi se ishte ajo e para që u tërhoq nga Kristi, pas disa gjërave që kishte vënë re tek ai. /Telegrafi/