Telegrafi

Nuk ka marrëveshje për kontratën e re, Real Madridi dhe tre gjigantët evropian synojnë ta transferojnë Roberton nga Barcelona

Sergi Roberto dhe Barcelona ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Reprezentuesi spanjoll ka shkëlqyer me klubin katalunas në dy vitet e fundit dhe është bërë pjesë e rëndësishme e tyre.

Por Barcelona mund ta humbas me një çmim tejet të lirë yllin e tyre, pasi klauzola momentale e tij është vetëm 40 milionë euro.

Sergi Roberto ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2019 (Foto/Getty Images)

Kontrata aktuale e Robertos me klubin nga ‘Camp Nou’, skadon në verën e vitit 2019 dhe palët nuk janë duke arritur marrëveshje të re për kontratën e re.

Barcelona dëshiron t’ia zgjasë kontratën deri në vitin 2022 me një klauzolë tejet të madhe prej 400 milionë euro.

Negociatat momentalisht kanë ngecur dhe ky ka qenë një lajm i mirë për skuadrat e interesuara për lojtarin.

25-vjeçari ka luajtur mbi 170 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës. (Foto /Getty Images)

Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madrid po tenton të paguajë klauzolën e yllit katalunas për ta transferuar në ‘Santiago Bernabeu’.

Por përveç kampionëve të Evropës, në garë për Roberton janë edhe dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City.

Gjithsesi Roberto pëlqehet edhe në Itali, ku kampioni në fuqi i Serie A, Juventus ka shprehur interesim për të.

Gjithnjë sipas medieve spanjolle negociatat kanë ngecur shkaku që agjentët e lojtarit kanë kërkuar pagë më të lartë për klientin e tyre dhe klauzola të jetë përgjysmë më e ulët.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do t’ia përmbushë kërkesat e lojtarit apo do ta humbasë atë për vetëm 40 milionë euro. /Telegrafi/