Telegrafi

“Nuk është dorëzuar Kurti”, Lulzim Hetemi: Ndërkombëtarëve duhet me iu thënë jo ndonjëherë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk është dorëzuar “që ka lejuar peticionin” për shkarkimin e tij dhe të tre kryetarëve të tjerë në komunat në veri të vendit.

Sipas Hetemit, duhet me qenë më këmbëngulës dhe rezistues ndaj kërkesave të Serbisë, duke shtuar se edhe ndërkombëtarëve ndonjëherë duhet t’iu thuhet “jo”.

Lexo po ashtu Kryetari i Leposaviqit, Hetemi: Procesi i peticionit për shkarkimin tim nuk është i sinqertë, qytetarët po paguhen nga Serbia

“Duhet me qenë pak më këmbëngulës edhe çka të lypë Serbia edhe me thonë ne jo, është e kryer kjo punë, ne duhet me i rezistu. Pa marrë parasysh situatës edhe ndërkombëtarëve dhe miqve, ndonjëherë duhet më iu thanë jo…Moment ma të rrezikshëm nuk mundem me veçu diçka, një muaj e gjysmë natë e ditë kemi qenë të rrethuar prej kriminelëve, prej Listës Serbe”.

“Edhe inteligjenca amerikane ka qenë këtu edhe njësitë e Policisë. Por, me arrestimin e disa kriminelëve kryesorë, sidomos kur ka ndodhë rasti në Banjskë, për neve situata ka qenë e jashtëzakonshme”, ka thënë Hetemi në një intervistë në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se peticioni i nënshkruar për inicimin e shkarkimit të kryetarit Hetemi është dorëzuar gjatë ditës së hënë në komunë.

Hetemi u ndihmua nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit të viti të kaluar, dhe që nga ajo ditë përreth 7 muaj nuk doli nga objekti i komunës.