Telegrafi

Notat e lojtarëve: Liverpool 0-0 Arsenal, Leno heroi i ndeshjes

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali ka rezultuar më i saktë nga penalltitë për ta eliminuar Liverpoolin nga Kupa EFL (Carabao Cup).

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe nota mesatare e Redsave (6.75) është e përafërt me atë të Topçinjve (6.98).

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno (8.9), ka marrë vlerësimin më të lartë për shkak të pritjeve të tij gjatë lojës, por edhe të penalltive.

Lexo po ashtu Arsenali kualifikohet në çerekfinale të EFL Cup, eliminon Liverpoolin pas penalltive

Mohamed Elneny (5.6) në njërën anë dhe Divock Origi (5.7) i kanë marrë notat më të ulëta në këtë takim.

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka (6.8), ka marrë një notë solide sa i përket paraqitjes së tij.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/