Në një ndeshje shumë të bukur për tifozët e futbollit, Interi dhe Torino i ndanë pikët.
Pjesën e parë e dominuan vendasit që kanë marrë notë mesatare 6.83, ndërsa në gjysmën e dytë luajtën më mirë mysafirët që janë vlerësuar me notën 6.68.
Futbollistët ofensivë të të dyja skuadrave janë vlerësuar me notat më të larta.
Kështu, te Interi, Ivan Perisic ka marrë notën më të lartë (7.7), i ndjekur nga Matteo Politano (7.6) dhe Mauro Icardi (7.4), por edhe mbrojtësi Stefan de Vrij (7.6) është vlerësuar me notë të lartë.
Iago Falque (7.7), Soualiho Meite (7.6) dhe Andrea Belotti (7.5) ishin më të mirët te ekipi i Torinos.
Notën më të ulët te Nerazzurrët e ka marrë portieri Samir Handanovic (6.1), kurse te mysafirët Roberto Soriano (6.1) dhe Cristian Ansaldi (6.1).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/