Telegrafi

Notat e lojtarëve: Inter 0-1 Real Madrid, Courtois me vlerësim më të lartë

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi ka fituar në frymën e fundit përballë Interit në Giuseppe Meazza me një gol të Rodrygo.

Paraqitja e Los Blancos ishte më e mirë se e Nerazzurrëve në ndeshjen e raundit të parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, prandaj kanë marrë notë mesatare më të lartë.

Sa iu përket Nerazzurrëve, mesfushorët kanë bërë paraqitje solide, derisa nota më e ulët ka shkuar për sulmuesin Edin Dzeko.

Lexo po ashtu Reali merr pikë të plota në udhëtimin te Interi

Portieri i Realit, Thibaut Courtois, është lojtari me vlerësimin më të lartë në këtë takim, derisa mbrojtësit dhe sulmuesit kanë bërë po ashtu paraqitje shumë të mirë.

Vlerësimin e plotë të lojtarëve të dyja skuadrave për ndeshjen Inter 0-1 Real Madrid e ka bërë SofaScore. /Telegrafi/