Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 0-2 Manchester United, shkëlqejnë Pogba dhe Herrera

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 09: Paul Pogba of Manchester United celebrates after scoring his team's third goal with teammate Ander Herrera during the Premier League match between Fulham FC and Manchester United at Craven Cottage on February 9, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Manchester Unitedi e ka eliminuar Chelsean në Kupën FA dhe është kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.

Paraqitja e mysafirëve ishte më e mirë në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge, ashtu që edhe nota e tyre mesatare është më e lartë (7.04), në krahasim me atë të vendasve (6.42).

Lexo po ashtu Unitedi eliminon Chelsean dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës FA

Eden Hazard ishte lojtari më i mirë te Blutë (7.7), ndërkohë që lojtarët tjerë ofensivë janë vlerësuar me nota më të ulëta, duke nisur nga N’Golo Kante (6.0), Pedro (6.2) e Gonzalo Higuain (6.2).

Herrera dhe Pogba i shënuan golat e Unitedit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Dy golashënuesit e Djajve të Kuq, Paul Pogba (9.0) dhe Ander Herrera (9.0), janë shpallur futbollistët më të mirë në këtë sfidë.

Një paraqitje të mirë ka regjistruar edhe Marcus Rashford (7.5), i cili e dhuroi asistimin te goli i Pogbas.

Ndërkaq, Romelu Lukaku (6.4) është lojtari me vlerësimin më të ulët te Unitedi.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/