Manchester Unitedi e ka eliminuar Chelsean në Kupën FA dhe është kualifikuar në çerekfinale të kësaj gare.
Paraqitja e mysafirëve ishte më e mirë në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge, ashtu që edhe nota e tyre mesatare është më e lartë (7.04), në krahasim me atë të vendasve (6.42).
Eden Hazard ishte lojtari më i mirë te Blutë (7.7), ndërkohë që lojtarët tjerë ofensivë janë vlerësuar me nota më të ulëta, duke nisur nga N’Golo Kante (6.0), Pedro (6.2) e Gonzalo Higuain (6.2).
Dy golashënuesit e Djajve të Kuq, Paul Pogba (9.0) dhe Ander Herrera (9.0), janë shpallur futbollistët më të mirë në këtë sfidë.
Një paraqitje të mirë ka regjistruar edhe Marcus Rashford (7.5), i cili e dhuroi asistimin te goli i Pogbas.
Ndërkaq, Romelu Lukaku (6.4) është lojtari me vlerësimin më të ulët te Unitedi.
Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/