Telegrafi

Notat e lojtarëve: Arsenal 0-1 Leicester City, vlerësimi i Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

(Foto: Twitter/Leicester City)

Arsenali ka pësuar humbje minimale nga Leicester City në ndeshjen e xhiros së gjashtë në Ligën Premier që u zhvillua në Emirates Stadium.

Meqenëse e ka humbur ndeshje, skuadra nikoqire është vlerësuar me notë më të ulët mesatare (6.34) sesa ajo mysafire (6.80).

Nota më e lartë në takim ka shkuar për portierin Kasper Schmeichel (7.4), kurse portieri në anën tjetër Bernd Leno (6.1) ka marrë vlerësimin më të ulët.

Lexo po ashtu Leicesteri fiton ndaj Arsenalit në Emirates

Granit Xhaka, i cili luajti nga minuta e parë ka marrë notën 6.5, kurse Shkodran Mustafi që u inkuadrua në gjysmën e dytë është vlerësuar me notën 6.3.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Leicester Cityt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/